Jan Kozak nuk do të jetë më trajner i Sllovakisë pas humbjes së dytë radhazi që ekipi pësoi në Ligën e Kombeve.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Federatës sllovake, që ka theksuar se ka ndërprerë kontratën me Kozakin me kërkesën e tij, duke e përshkruar atë si “një vendim të papritur”.
Sllovakia humbi përkatësisht ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës në dy takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas largimit të Kozak, çelësat e ekipit i kanë kaluar ndihmësit të tij, Stefan Tarkoviç i cili do të drejtojë miqësoren kundër Suedisë të martën.
Kozak e drejtoi Sllovakinë për 5 vite, ku arriti ta kualifikojë Sllovakinë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori, duke arritur në fazën e eliminimit në turneun në Francë në vitin 2016.