Sport

Dy kampionë bote “votojnë”: Milan, mbaj Gattuson














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 27/05/19 |
ro ot

E ardhmja e Gennaro Gattusos është në dyshim. Pasi Leonardo është drejt largimit, tashmë duhet caktuar se çfarë do të ndodhë me klubin. Në lidhje me gjendjen e kuqezinjve kanë folur Andrea Pirlo dhe Mauro German Camoranesi, dy kampionë bote me Italine 2006.






“Për të mbërritur në Champions, duhen tre apo katër futbollistë të tjerë të rëndësishëm në rradhët e Milanit. Gattuso tregoi se është trajner i zoti, ka bërë më të mirën me grupin në dispozicion. Klubi duhet të jetë i qartë në objektiva, duhet qartësi”, u shpreh Pirlo.


Sakaq, Camoranesi për “Dazn” tha:“Nuk mund të thuhet se është sezon negativ, ka bazë nga ku mund ta rinisë. Rendimenti ishte pozitiv edhe në vështirësi. Gattuso? Njeriu i duhur për Milanin, e tregoi duke kaluar momentet e vështira. Ka ditur të menaxhojë situatat, është një i ri i pjekur”.

1






Etiketa: , , ,

Pas