Kryesore

Dy kryebashkiakët e denoncuar nga PD, Prokuroria prej 1 viti nuk ka ndërmarrë asnjë hap














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:24 - 02/09/20 |
mapo.al

Po bëhet një vit që kur Partia Demokratike ka denoncuar në publik dhe ka dërguar kërkesën për verifikim në Prokurori, për Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, me pretendimin se është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.






Kjo pasi PD denoncoi se kryebashkiaku i Vaut të Dejës ka fshehur një dënim në Itali, për një vepër penale që sipas ligjit nuk e lejon të ushtrojë funksione të larta zyrtare.


Po ashtu, po bëhen gati 8 muaj që, Partia Demokratike ka bërë të njëjtin denoncim për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, për një dënim të marrë në Greqi.







Edhe pse çështja e pastërtisë së figurës dhe integritetit të kandidatëve është kthyer sërish në temë të ditës, kur jemi në prag të zgjedhjeve, kur Ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja Kim, u ka dërguar dje një letër krerëve të partive kryesore në vend që të kenë parasysh këto elementë në përzgjedhjen e emrave, dhe të tregohen të përgjegjshëm, sërish Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim në këto dy raste të përmendura.




Të paktën publiku nuk di asgjë.



Duhet thënë se kur Prokuroria drejtohej nga Arta Marku u tregua më eficente në këtë drejtim. U deshën vetëm pak kohë për të zgjidhur rastin e Pjetrit në Shkodër. Edhe për Kajmakun e Vorës, kërkesa e Prokurorisë për në Greqi u dërgua dhe përgjigja u mor në pak javë.

Eshtë e paqartë se pse Prokuroria sot ka vonesa të tilla, për një çështje që ka interes shumë të lartë publik. Ndërkohë që i duhet vetëm të dërgojë kërkesën zyrtare pranë autoriteteve italiane dhe greke. Dhe, është edhe më e paqartë përse nuk bën transparencë, se ku është me këto procedura. Kemi të bëjmë me zyrtarë shumë të lartë, me kryetarë bashkish, dhe qytetarët kanë të drejtë të dinë, nëse ata kanë shkelur ligjin, kanë të shkuar kriminale apo jo, e kanë feshur këtë gjë apo jo në formularët e vetdeklarimit.

LEXO EDHE:

Yuri Kim letër Ramës, Bashës dhe Kryemadhit: Bëni Vetting për kandidatët, keni përgjegjësi

 

 

1


Etiketa: , , ,

Pas