Aktualitet

Dy laçjanët arrestohen në Tiranë, akuzohen për disa vjedhje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 08/07/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka vënë nën arrest 2 shtetas me inicilet A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë po me banim në Laç me inicialet E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç.


Dyshohet se personat në fjalë kanë kryer disa vjedhje. Në njoftimin e policisë thuhet se nga veprimet hetimore të kryera këta shtetas janë janë të dyshuar edhe si autorë të disa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëm automjetesh dhe biçikletash.


Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.


Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.


Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.

Më datë 03.07.2020, në rrugën “Marije Kraja” kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.

Më datë 04.07.2020, në rrugën “Artan Lenja” kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.

Më datë 05.07.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.

Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.

Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.

Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për një sërë vjedhjesh.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një biçikletë të vjedhur.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe disa raste të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

– E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç, të dy banues në Laç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në zonën e Unazës kanë konstatuar këta shtetas duke bërë lëvizje të dyshimta në zonën përreth. Menjëherë shërbimet janë afruar për të bërë verifikimet e personave dhe 2 nga prej tyre, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap. Nga veprimet e para hetimore u bë identifikimi i këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëm automjetesh dhe biçikletash, konkretisht:

  • Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.
  • Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.
  • Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.
  • Më datë 03.07.2020, në rrugën “Marije Kraja” kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.
  • Më datë 04.07.2020, në rrugën “Artan Lenja” kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.
  • Më datë 05.07.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.
  • Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.
  • Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.
  • Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.

Në vijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim  i  pronës” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas