Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dy letra të Martin Camajt drejtuar dom Rrok Mirditës, famullitar në New York

by mapo.al
15/01/2022
in Dikur, Kryesore
0

Këto dy figura, tashmë në amshim, janë njohur dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Sikurse shihet nga dy letrat e Martin Camajt (nuk disponojmë për momentin përgjigjet e Imzot Mirditës) faktori kulturor dhe fetar ka bashkëpunuar ngushtë për çështjen shqiptare në emigrim, por gjithmonë me vështrimin për nga vendi amë, Shqipëria. Besimi dhe kultura, të lidhura ngushta për zhvillimin e vendit dhe të çështjes shqiptare, për Imzot Mirditën dhe Martin Camajn, ishin një binom i panadarë dhe i rëndësishëm. Për më shumë lexoni këto dy letra të Martin Camajt në shkruara përkatësisht në dhjetor 1987 si urim për Krishtlindje dhe në mars 1989.

***

Dhjetor 1987

I dashun Dom Rrok,

së pari t’urojmë me Erika Këshnellat e Motin e ri 1987. Festat t’i kalosh me zemër të mirë dhe kryekreje shëndet, sa ma pak të çame krejet.

Mora vesh në Romë se do të kalosh andej pari. Pa e dijtë të dërgova andej një përshëndetje.

Kam marrë vesh se keni ndërmend me ba një shtektim në Gjenacan: ide e mrekullueshme: Zoja e Shkodrës ju ndihmoftë, por Ti si prift i din ma tepër punët se pa i trokitë nji herë në derë, vështirë se mëshirohet për ne.

Sikur ta di se kur e bani këtë shtektim, kisha me fluturue dhe unë me Erika në Romë dhe asistue në këtë Festim: ma tepër se 24 orë nuk mund të largohem në maj, pse kam semestër e ligjët e universitetit janë të rrebta dhe s’lejon largim, veç me leje të ministrisë. Të lutem më lajmo sa ta keni vendosë.

Asht gja e çuditshme, por pa u pyet a më doni apo jo, e ndiej veten si të komunitetit tuej.

KARPA u sos së shtypuni, por tash gjindet në lidhtari: del në veshje të zgjedhun si vëllimet e tjera, pak ndryshej. Sa të dalë ta nisi si dhunti që t’i kesh të gjitha vëllimet komplet. Mbesim në kontakt.

Me përqafime

Martini

***

02.03.1989

I dashtun Don Rrok,

mbasi e pata shkrue letrën për Mons. Fortinon, më ra ndërmend premtimi i bamë në New York dhe se ta kisha borxh një letër. Ardhja juej në Romë, si i shikoj unë punët ka rëndësi të madhe gjithsesi, por edhe që të takohemi.

Planet e mia, si po e sheh nga letra që i nisa Mons. Fortinos, janë tejet të ngushta, sepse në Romë na mbetet të rrimë bashkë vetëm një ditë. Dëshira ime ashtë të vë në kontakt direkt me Fortinon të cilin e njoh dhe jemi miq mbi 30 vjet: ai bashkë me Lupinacci që si e di u emërua peshkop i Lungros (edhe kjo me randësi si do ta shpjegoj në Romë) ishin studenta kur edhe unë studjojsha në Romë; ishin dhe bashkëpunëtorë të revistës Shejzat dhe kemi nxanë shqipen bashkë (ata shqipen tonë dhe unë arbrishten).

Gjithë këta nuk do të ishte me randësi sikur mos të kisha njoftë edhe Ty: besoj se ju të tre, nëse mbeteni në kontakt, do të bani shumë për çështjen shqiptare në dy pika: lidhja e dy komuniteteve shqiptare në USA dhe në Italinë e Jugut dhe sqarimi i ideve në këtë kaos në botën tonë.

Si të shkrova herën e fundit unë kam fort shpresë në komunitetin e New Yorkut: bashkimi dhe vullneti i mirë do ta bajë famullinë tande nji qendër me randësi kulturore (feja e kultura unë i marr si faktor të njëjtë). Nëse nuk lidhen të dy këta faktorë, simbas traditës, ngushtë njeni me tjetrin, mos pyet për ne në të ardhmen. Arbëreshët në këtë konjukturë janë me randësi, sidomos për anën katolike.

Ti i di edhe ma mirë se unë këto rrethana, por po i qes në dukje për me të thanë se jam me gjithë zemër për çështjen e se jam gati të sakrifikohem që t’i mbërritet qëllimit. Mons Lupinaccin do ta takoj në Kalabri e do t’i flas për planet apo bashkëpunimin tuej.

Të kam nisë KARPA dhe besoj se e ke marrë.

Tonini më shkrou në lidhje me ardhjen tuej në Romë: të lutem bani të fala fort e fort: me 4 maj jam te Hoteli juej në Romë.

Gëzohem që po takohemi!

Të fala edhe nga Erika

Të mirupafshim!

Martini

 

Tags: Martin CamajRrok Mirdita

JU SUGJEROJME

Incidenti në ashensorin e QSUT-së, shoqërohet një person në komisariat
Aktualitet

Incidenti në ashensorin e QSUT-së, shoqërohet një person në komisariat

16/05/2022
Presidenti i ri, mbyllet mes debatesh mbledhja e demokratëve, Alibeaj: Të shmangim përçarjen!
Aktualitet

Presidentin e ri/ Alibeaj në komisionin e ligjeve: Dështimi mbi supet e PS-së

16/05/2022
Palët pa asnjë emër, ‘digjet’ raundi i parë i votimit për presidentin
Politikë

Palët pa asnjë emër, ‘digjet’ raundi i parë i votimit për presidentin

16/05/2022
Detaje/ Si ndodhi incidenti në ashensorin e QSUT
Aktualitet

Detaje/ Si ndodhi incidenti në ashensorin e QSUT

16/05/2022
Next Post
PD i përgjigjet Ramës: Shqiptarët nevojë për vepra dhe jo për llogje

Situata në PD/ Dorëhiqet Alfred Rrushaj, Basha e zëvendëson me Alibeajn. Ja të gjitha ndryshimet

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Incidenti në ashensorin e QSUT-së, shoqërohet një person në komisariat
  • Pasi fitoi Eurovizionin, këngëtari ukrainas niset për në luftë
  • Presidentin e ri/ Alibeaj në komisionin e ligjeve: Dështimi mbi supet e PS-së
  • Palët pa asnjë emër, ‘digjet’ raundi i parë i votimit për presidentin
  • Detaje/ Si ndodhi incidenti në ashensorin e QSUT



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In