Ka ndodhur një aksident pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan pasi dy makina janë bërë copash duke u përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë, një prej automjeteve ka përfunduar në kanal në anë të autostradës.
Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital.
Sipas raportimeve shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.