Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale. Sipas “Dailymail”, Dua ka vendosur të bashkëjetojë me Anwar Hadid.
Ndonëse ka vetëm dy muaj lidhje me vëllain e motrave supermodele Hadid, këngëtarja mësohet se po mendon të marrë një apartament në New York. Lidhja e dyshes bëri mjaft bujë të madhe, pasi u bë e njohur për publikun fill pasi Dua i dha fund historisë disa vjeçare të dashurisë me Isaac Carew.
Kujtojmë se Dua ishte e pranishme në “Sunny Hill Festival”, Prishtinë së bashku me Anwar-in. Ky i fundit u pikas nga mediat e njohura për bërjen me duar të simbolit të shqiponjës, teksa kërcente vallen e Tropojës.