Aktualitet

Dy ngjarje në Tiranë, 60-vjeçari vret veten, adoleshenti plagoset me thikë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 11/06/21 |
mapo.al

Një 18-vjeçar mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.






Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, ku E. T., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor sipas policisë, ka goditur thikë T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.





Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



***



Po mbrëmjen e sotme një 60-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur.

“Rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk, është vetëvarur në një pemë shtetasi Sh. U., 60 vjeç”, bën të ditur policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

106


Etiketa: ,

Pas