Kronika

Nipërit miliona nga kokaina, SPAK verifikon pasurinë e deputetit të PS














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 23/12/20 |
mapo.al

Pas operacionit të koduar “Atos”, në të cilin përveç policisë shqiptare u angazhuan edhe policia gjermane dhe ajo belge dhe që përfundoi me arrestimin e disa shtetasve shqiptarë, hetimet tashmë janë marrë në dorë nga SPAK.






Dy prej emrave që janë përfshirë tashmë në veprimet proceduriale të SPAK-ut janë Fjoralb dhe Ramazan Rraja, për shkak të lidhjeve që ata kanë me deputetin socialist, Rrahman Rraja.


Burimet bëjnë me dije se prokuroria speciale, ndryshe SPAK ka regjistruar një hetim pasuror sipas ligjit antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish. Në listën e pasurive për të cilët do kërkohet kryerja e veprimeve hetimore intensive do të jenë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.







Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rrahman Rraja, si person i lidhur me dy të dyshuarit, si drejtues të grupit.



Nisur nga 2018-a, këtij grupi iu sekuestrua një sasi prej 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjencive të transfertave të dhëna për transaksione ndër vite.



Verifikimet për pasurinë e deputetit janë në zbatim të ligjit antimafia, si person i lidhur me të arrestuarit, pasi Ramazani ishte nipi i tij. Kërkesat për verifikim do të nisen që nga kjo e mërkurë dhe për çdo pasuri të pajustifikuar do kërkohet sekuestro e konfiskim.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas