Aktualitet

Dy orë pas atentatit në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 18/01/20 |
mapo.al
Dy orë pas atentatit në lagjen ‘Bashkimi’ në Vlorë, një makinë e djegur është gjetur në aksin e vjetër që lidh qytetin bregdetar me fierin. makina dyshohet se u përket autorëve të atentatit të sotëm, ku mbetën të plagosur Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç dhe Ronald Çepaj 27 vjeç.


Autorët nga vendi i ngjarjes u larguan me një makinë tip ‘benz’. Policia ka arritur të krijojë identikitin e autorit nga dëshmitë e personave që ishin në vendin e ngjarjes. ai ka qëlluar nga brenda  automjetit  tip “Benz”, ndërsa ishte i pa maskuar por kishte mjekër dhe përdorte kapele.



Dy personat që u plagosën me armë zjarri nga atentati në Vlorë janë duke marrë mjekim në spitalin e Vlorës. Nikollaq Çepaj ndodhet në gjendje të rëndë, pasi njëri plumb e ka kapur në kokë dhe disa në trup. ndërsa kunati i tij Roland Çepaj ndodhet në gjendje të stabilizuar, pasi ka vetëm një plagë në këmbë nga plumbi që mori.



Etiketa: , , ,

Pas