Lideri opozitar rus Aleksei Navalny ishte në koma në një nga spitalet e Berlinit dhe Gjermania pretendon se është helmuar nga një agjent Novichok.
Alekesei Navalny kishte pësuar një krizë gjatë udhëtimit nga Siberia në Moskë ç’ka e ka detyruar avionin të bëjë një ulje emergjence në Omsk. Dy ditë më vonë zyrtarët rus vendosën ta transferonin në Gjermani.
BBC-ja ruse ka rrëfyer copa të historisë se si stjuardesët dhe mjekët shpëtuan jetën e liderit opozitar mbi qiellin e Serbisë, duke e konsideruar si dy orët më të rrezikshme e dramatike të atij fluturimi.
Si u zhvillua ngjarja atë mëngjes
Ishte 20 gusht kur Aleksei Navalny do të nisej për një fluturim nga Tomsk në Moskë me një linjë S7. Ai nuk kishte ngrënë a pirë asgjë përveç se një filxhani çaji që e kishte blerë pranë aeroportit Tomsk, Bogashevo, me masa të larta sigurie nga përgjegjësja, Kira Yarmish. Një tjetër pasagjere dëshmon se edhe ajo e pa z.Navalny të pinte çajin rreth një orë para se aeroplani të linte tokën. Kritiku i Kremlinit ishte duke qeshur e duke bërë shaka me faktin se pasagjerja pranë tij e njohu.
Rreth gjysëm ore pasi kishte nisur fluturimi Aleksei Navalny nuk po ndjehej mirë. Ai nuk pranoi t’i shërbenin ujë a lëngje të tjera e më pas këmbënguli të shkontë në tualet. Në atë kohë një tjetër pasagjer kishte nevojë të përdorte tualetin por z.Navalny ishte brenda për më shumë se 20 minuta aq sa një radhë e gjatë ishte krijuar jashtë derës.
Në atë kohë të katërta stjuardesat ishin në dijeni se njëri prej pasagjerëve nuk ndihej mirë. Njëra nga ato, pyet nësë ndonjë doktor është në kabinën e avionit dhe aty kuptohet se situata e Aleksei Navalny ishte serioze. Pjesa tjetër e ekuipazhit u përpoq të informonte pilotin e të jepnin ndihmën e parë për z.Navalny. Ndihmësi i tij, Ilia Pakhmov, kërkoi për mjekë. Një grua, emri i së cilës nuk është bërë publik, u shfaq duke pretenduar se ishte infermiere. Gjatë orëve në vazhdim ajo dhe ekuipazhi i avionit u përqendruan vetëm në mbajtjen në jetë të z.Navalny, derisa piloti të mund të bëntë një ulje emergjence.
“Ai nuk po fliste, ai vetëm po bërtiste”
Sergei Nezhenets, një avokat, ishte ulur në radhën e pasme afër vendit ku po trajtohej z.Navalny. Ai duhej të shkonte në Moskë përpara se të fluturonte për në Krasnodar në Rusinë jugore.
Nezhentes shprehet për BBC se të gjithë pasagjerët filluan të shqetësoheshin kur stjuardesat kërkuan ndihmë mjekësore në kabinë. Ai thotë se pasi piloti njoftoi uljen emergjente, u kuptua se pasagjeri i sëmurë ishte Aleksei Navalny.
Lajmi se lideri opozitar ishte helmuar, qe shperndarë edhe në Twitter nga zëdhënësi i tij. Disa minuta pas thirrjes për një mjek Aleksei Navalny kishte filluar të bërtistë e të ankohej. Ekuipazhi thotë se ai ishte shtrirë në dysheme në pjesën e avionit që rezervohet për ekuipazhin e kabinës.
“Ai nuk tha asnjë fjalë, ai vetëm ulërinte. Kjo ndodhi kur një infermiere shkoi përpara për të ofruar ndihmë mjekësor”, shpjegon Sergei Nezhenets. “Unë nuk e di se çfarë po bënin, nuk pashë“, thotë ai. “Por unë i dëgjova ata që vazhdonin të thoshin “Aleksei, pi, pi, Aleksei, merr frymë!” “Kur ai po ankohej, ne të tjerët ndiheshim më mirë, në një farë mënyre sepse mund të themi që ai ishte të paktën akoma gjallë”.
Dy nga ndihmësit e z.Navalny po qëndronin afër; njëra ishte sekretarja e tij e shtypit Kira Yarmysh. “Ajo ishte shumë nervoze“, thotë z.Nezhenets. “Mjeku e pyeti se ç’kishte ndodhur me të”, dhe Kira tha: “Unë nuk e di, ai ndoshta ishte helmuar”. Ekuipazhi lëvizi shpejt për të kërkuar leje për një ulje emergjente në Omsk, thotë linja ajrore dhe ndihma u dha menjëherë. U deshën më shumë se 30 minuta që aeroplani të ulej. Por ekuipazhi i kabinës vazhdonte të kontrollonte dritaret dhe të ankohej se, për shkak se ishte shumë me re, duhej më shumë për të zbritur ndërsa Aleksei nuk ishte ende mirë”. Avokati dëgjoi zhurma të përsëritura ndërsa e nxisnin të pinte.
A i ishte pompuar barku?
Mjeku kryesor i aeroportit të Omsk, Vasili Sidorus, ka refuzuar ta konfirmojë ose mohojë këtë. Gjithçka që ai tha ishte: “Mund të ketë qenë gjithçka“. Sikur të kishin dyshuar për helmim nga ushqimi, ekuipazhi mund të ishte përpjekur, thotë eksperti izraelit i kujdesit intensiv, Mikhail Fremderman. “Por kjo nuk do të kishte ndihmuar në një rast helmimi me përbërje organofosfori, për të cilën gjermanët po flasin tani”. Dhe nëse ushqimi ose pija e z.Navalny do të ishte helmuar, hedhja e tyre do të përbënte një rrezik për ata që i ofronin atij ndihmë mjekësore, si dhe për ata që pastronin aeroplanin më vonë.
Në 09:01 me orën në Omsk, aeroplani u ul. Personeli mjekësor në aeroport hipi në aeroplan vetëm dy minuta pas uljes. Sapo ata kishin ekzaminuar z.Navalny, mjekët thanë se kjo nuk ishte një çështje për ta dhe se Aleksei kishte nevojë për kujdes intensiv. Aleksei më pas dëgjoi nga personeli mjekësor që telefononte për një ambulancë të ICU. Ata i kërkuan që të shkonte drejt e tek zona e uljes, duke thënë se pacienti ishte në një gjendje të rëndë. Ai më pas, dëgjoi një mjek duke shpjeguar përmes telefonit se çfarë ngjyre kishte aeroplani dhe duke i thënë shoferit të parkonte afër shkallëve. “Ne kemi pritur për 10 minuta të tjera për të arritur ambulanca”, thotë ai.
Gjatë kësaj kohe, mjekët matën presionin e gjakut të Navalnit dhe i dhanë atij një pikim intravenoz, e cila është konsideruar e padobishme nga Dr.Sidorus. Ai thotë se nuk e trajtoi personalisht, por që kolegët e tij bënë çmos për t’i shpëtuar jetën. “Ishte e vështirë të kuptoje se çfarë po ndodhte, pasi ai nuk mund të fliste“, thotë ai.
“Ata bënë gjithçka që duhej të bënin, i shpëtuan jetën një njeriu dhe u siguruan që ai të transferohej në një spital të përshtatshëm”.
Pasagjerët konfirmuan se mjekët kaluan rreth 15 deri në 20 minuta duke ekzaminuar z.Navalny në bordin e avionit. Ai pastaj u mor nga avioni dhe barela e tij u ngarkua me një ambulancë, e cila u drejtua drejt Spitalit të Urgjencës Omsk. Aeroplani u furnizua përsëri dhe pas një gjysmë ore vazhdoi udhëtimin për në Moskë, tha Nezhenets për BBC.
Helmi nga Novicho
Për dy ditë, spitali në Omsk e mbajti z.Navalny në departamentin e helmimit akut. Fillimisht ata nuk e lejuan atë të fluturonte në Gjermani, duke përmendur gjendjen e tij të paqendrueshme. Sidoqoftë, më 22 gusht, ai u dërgua me avion në klinikën Charité në Berlin dhe dy ditë më vonë mjekët gjermanë thanë se testet e tyre treguan që ai ishte helmuar. Mjekët në Omsk, duke përfshirë mjekun kryesor të Spitalit Emergjent dhe shefin e toksikologjisë, këmbëngulën se asnjë substancë helmuese nuk ishte zbuluar në trupin e z.Navalny kur ai ishte nën kujdesin e tyre. Ata thanë se një çrregullim metabolik ishte një diagnozë e mundshme, alternative. BBC-ja ruse ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore të Omsk për një koment dhe një llogari të hollësishme të qëndrimit në spital të Navalnit, por nuk ka marrë një përgjigje.
Përktheu: Melisa Bramka