Aktualitet

Dy persona me kallashnikov, momenti kur ekzekutohet Bledar Birçaj (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 10/05/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo, ka siguruar me video momentin kur ekzekutohet me kallashnikov Bledar Birçaj në Vlorë. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Mapo, dy persona zbresin nga një automjet dhe qëllojnë me breshëri drejt mjetit tip BMW. 40-vjeçari Bledar Birçaj mori rreth 10 plumba në trup mesditën e sotme, ndërsa humbi jetën në spital.






Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Birçaj në vitin 2010 së bashku me të vëllanë, Eltonin, kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me inicialet F. H. Në vitin 2011 Bledar Birçaj arrestohet për vrasje, por u lirua për mungesë provash. Ndërsa, pak javë më parë, 40-vjeçari ishte kthyer nga Spanja. Për këtë rrugë të cilën mësohet se ai e bënte shpesh, ka dyshime të jetë përfshirë edhe në trafikun e drogës. Hetimet janë përqendruar tek e shkuara e viktimës.


Ngjarja
Bledar Birçaj u ekzekutua në lagjen ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë. Automjeti ku ai udhëtonte u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje.





Nga ekspertiza e makinës, mësohet se drejt saj është qëlluar me 15 plumba. Pjesa dërrmuese e plumbave janë orientuar në xhamin e parë të X5-ës, kjo në mënyrë që autorët të siguroheshin për neutralizimin e viktimës.

Lexo edhe :  "Non-paper", presidenti slloven në Tiranë: Lëvizja e kufijve s'bëhet pa flijime


Sa i përket autorëve, dyshohet se kanë qenë me një makinë të vjedhur ndërsa janë larguar fillimisht në drejtim të Kuzumbabasë për të dalë më pas në rrugën e lumit të Vlorës. Policia është vënë në ndjekje të makinës por pa mundur ta ndalojë.



Hetimet
Pista kryesore e vrasjes mbetet hakmarrja, si dhe dyshimet që 40-vjeçari të jetë marrë me trafik droge në Spanjë, e të ketë lindur ndonjë konflikt i mundshëm. Kujtojmë se në vitin 2011 , Bledar Birçaj është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj, sakaq rezulton edhe pronar i disa bizneseve në Vlorë.

Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë, asokohe prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit./Mapo.al/

194


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas