Aktualitet

Dy punonjëse me koronavirus, mbyllet çerdhja nr.42 në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 03/08/20 |
mapo.al

Mbyllet një tjetër çerdhe në kryeqytet si pasojë e koronavirusit.


Këtë radhë ka qenë çerdhja nr. 42, ku dy punonjëse, një edukatore dhe një punonjëse tjetër rezultuan pozitive me koronavirus.


Menjëherë pas rezultatit te tamponëve ditën e djeshme u vendos mbyllja e çerdhes dhe u njoftuan prindërit.


Mësohet se edhe pjesës tjetër të stafit i është bërë tamponi dhe pritet përgjigje. Sot ndërroi jetë një tjetër mjek nga COVID-19 në vend.


Ditën e sotme ka vdekur si pasojë e koronavirusit mjeku pneumolog Anibal Byberaj. Mjeku Byberaj, 52-vjeç, ka shkuar ditën e djeshme te “Senatoriumi” në gjendje të rëndë.

Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.


Etiketa: ,

Pas