Dy persona kanë humbur jetën brenda dy ditësh në plazhin e Durrësit. Rregullorja e qeverisë për plazhet nuk po zbatohet. Kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare mungojnë në gjatësinë prej 4.5 km, nga Ura e Dajlanit në Plepa, raporton “OraNews”.
Pushuesit thonë se ndjehen të rrezikuar, në veçanti fëmijët. “Siguria në plazh duhet të jetë në maksimum”, thonë pushuesit. Por institucionet nga ana tjetër edhe pse e kanë detyrim të sigurojnë zbatimin e ligjit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, pavarësisht paralajmërimit të prefektit të Durrësit pak ditë më parë i cili u shpreh se: “Në vijimësi do ti ndjekim dhe do ti përmirësojmë gjërat që kërkon ky ligj.” Infrastruktura është një tjetër problem, për banjo e dushe publike nuk flitet.