Aktualitet

Dy qarqet e vetme ku koronavirusi nuk është shfaqur ende





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:41 - 06/04/20 |
mapo.al

Vetëm në dy, nga 12 qarqet e Shqipërisë nuk është regjistruar deri më tani asnjë rast i koronavirusit. Fjala është për Dibrën dhe Gjirokastrën, ku rastet e raportuara janë zero, por edhe numri i testeve është shumë i vogël.


Për 177,846 banorë që ka qarku i Dibrës (sipas të dhënave zyrtare), të përqendruar kryesisht në qytetet e Peshkopisë, Burrelit, Klosit dhe Bulqizës janë realizuar vetëm 10 teste. Asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.


Edhe në qarkun e Gjirokastrës paraqitet një situatë e njëjtë. Për 62,952 banorë të përqëndruar kryesisht në qytetet e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit janë realizuar 15 teste dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.


Numri më i madh i testeve për Covid-19 është në Tiranë me 1384 të tilla, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me 281 dhe 171.


236 është numri i rasteve aktive në Shqipëri të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 104 të tjerë konsiderohen tashmë të shëruar. Numri i vdekjeve arriti sot në 22 persona.

LEXO EDHE: 

Ulet numri/ 16 raste të reja me koronavirus, 377 të infektuar në Shqipëri


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas