Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi arritën të ngjiten sot në orën 06:00 në pikën më të lartë të botës, në Everest.
“Sot më datë 27 maj, në orën 6, Mrikë Nikqi, më e reja e të gjithë alpinistëve, njohur me nofkën ‘Mrikë Malësorja’, arriti me sukses që të ngjitet në Everest në lartësinë prej 8848 metra. Ajo ishte e shoqëruar nga babai Arianit Nikçi”, shkruhet në një portal që i dedikohet eventit “Everest 2019”.
Mrika Nikqi arriti në 8848 metra lartësi në moshën 17-vjeçare, duke vendosur rekordin, si alpinistja më e re që ngjitet në majën më të lartë në botë.