Aktualitet

Dy të dënuar për blerje votash në Dibër/ Reagon PD, Dhurata Çupi: U konfirmua masakra zgjedhore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 01/12/21 |
mapo.al

Dënimi me nga 1 vit burg i Denis Xholit dhe Albjon Çekut, të arrestuar nën akuzën e blerjes së votave në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, për PD nuk zgjidh e as nuk garanton rikthimin e normalitetit demokratik ne vend.






Deputetja Dhurata Çupi, reagoi duke deklaruar se sipas saj u konfirmua masakra zgjedhore, por shtoi se drejtësia është e paplotë pa dënimin e organizatorëve.


“Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.







Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me çdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune të përkohshme.




Kjo që ka ndodhur në Dibër është vetëm maja e ajsbergut. Gjithçka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në çdo qelizë ku mund të merrej vota në çdo formë.



Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë.

Për këtë arsye drejtësia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për çdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve.

Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve“, shkruan deputetja.

2



Pas