Aktualitet

Dy të lënduar në galeritë e kromit në Bulqizë dhe Martanesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 13/09/21 |
mapo.al

Dy persona kanë mbetur të lënduar në galeritë e kromit në Bulqizë dhe Martanesh. Uniformat blu bëjnë me dine se A. B., 29 vjeç është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta, teksa ishte duke punuar në galerinë e Bulqizës.






Gjithashtu Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.


Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’, pasi shtetasi A. B., 29 vjeç, banues në Bulqizë, gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.







Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’ pasi shtetasi Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.




1




Etiketa: , , , , ,

Pas