ShowBizz

Dy tranfuzione gjaku, Chrissy Teigen tregon vështirësitë e shtatzënisë së tretë (Video)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:55 - 29/09/20 |
mapo.al

Pak kohë më parë modelja Chrissy Teigen dhe i shoqi i saj muzikant John Legend morën lajmin e mrekullueshëm se ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Lajmi u prit mirë si nga çifti ashtu edhe nga dashamirësit e tyre.


Mirëpo, Chrissy shpërndau dje në rrjetet sociale një video ku flet për vështirësitë e kaluara përgjatë shtatzënisë, konkretisht për gjakderdhjet e shkaktuara nga placenta e saj e dobët.


E megjithatë, teksa përshkron eksperiencën në spital, Chrissy siguron se i biri gëzon gjendje të mirë shëndetësore sikurse ajo.



Përshëndetje nga spitali! Gati të bëj transfuzionin tim të dytë të gjakut. Kjo tingëllon më dramatike se sa është. Bëhet fjalë për një terapi intravenoze, por në vend të lëngjeve përdoret gjaku i një njeriu. Foshnja dhe unë jemi plotësisht mirë, thjesht na mungojnë gjërat e vogla si ecja, gatimi,  loja me fëmijët etj”, thotë Chrissy.


Modelja e njohur u shtrua në spital të dielën në mbrëmje në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles. Modelja ka qenë në regjim të rreptë shtrati këtë muaj, por siç shpjegon përmes videove në “Instagram”, gjendja e saj mori të tatëpjetën të dielën; pësoi gjakderdhje deri në atë pikë sa e krahason me rrjedhjen e një rubineti.


“Të gjithë e dimë që unë kam qëndruar në shtrat për disa javë dhe ky është si një regjim strikt. Unë ngrihem vetëm për nevojat e mia fizionomike dhe të bëj banjë dy herë në javë. Dush, sa më pak që të jetë e mundur!”-tregon Chrissy.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas