Aktualitet

Dy vëllezërit shqiptarë që ofrojnë bukë falas në Bergamo të Italisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 31/03/20 |
mapo.al

Dy vëllezër shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali, në një nga zonat më të prekura në koronavirus. Ata punojnë si bukëpjekës në Bergamo dhe në këto ditë të vështira kanë vendosur që bukën ta shpërndajnë falas. Mirvjen Skuqej tregon se, bashkë me vëllain e tij kanë preferuar që ta mbajnë hapur biznesin duke prodhuar çdo ditë bukë.


“Kjo është në shenjë respekti për gjendje e rënduar dhe ne e kemi bërë si ofertë. Ka disa familjarë që ua çojmë falas bukën”, tregon Mirveni. “Frika është e madhe dhe është e rrezikshme se na kalojnë me qindra qytetarë, por dëshira për t’i shërbyer popullit dhe për të mos i lënë më keq, kemi vendos të japim shërbimin e duhur.”


Emigranti thotë më tej se, ende nuk e di nëse do të përfitojnë nga paketa ekonomike që qeveria do t’u ofrojë bizneseve. Ndërsa për ata që po kalojnë italianët, Mirvjeni thotë se janë të lodhur psikologjiskëshit.


“Nuk kam komunikuar ke autoritet, deri tani nuk ka pas asnjë lloj ndihme. E përjetojnë shumë keq si situatë, janë shumë të frikësuar. është një lodhje psikologjike shumë e madhe. Na lodhin dhe neve, duke parë njerëz duke qarë. Mosha e madhe e vuajnë shumë këtë histori, për shkak se humbin shumë njerëz dhe që nuk u japin dot lamtumirën e fundit”, përfundon ai rrëfimin për Euronews Albania.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas