Detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Olldashi në fshatin Zvirinë të Maliqit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktimat janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks.
Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar pikërisht në vendin ku u gjetën të të pajetë nga një punonjës i ujësjellësit, në mes të arrave dhe larg banesave. Autorët janë favorizuar edhe nga terreni i thyer, duke humbur gjurmët.

Andrea Olldashi 33-vjeç dhe vëllai i tij, Martin Olldashi, ishin emra të njohur për policinë si persona me precedent penal, pasi kanë qenë të dënuar për vjedhje dhe vendosje tritoli. Tetë vite më parë, vëllezërit janë arrestuar si autorë të shpërthimit në një lokal në Pogradec në pronësi të ish-futbollistit 57 vjeçar Gjergj Leka. Ky i fundit deklaroi në vitin 2012 se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.
Mësohet se ata kanë dalë nga burgu në vitin 2018.

Lidhur me ngjarjen krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.
LEXO EDHE:
Zbardhet e shkuara problematike – Kush janë dy vëllezërit e vrarë nga Pogradeci (FOTO)
Gjeti dy vëllezërit e vrarë, flet dëshmitari: I kishin mbuluar me dhe, njëra dorë ishte jashtë