Kronika

“Dy vite më parë ka patur një konflikt”/ Flet babai i policit të vrarë: Ku dyshojmë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 05/12/20 |
mapo.al

Pas vrasjes në orët e para të kësaj të shtune te efektivit të FNSH-së, Xhuljo Prela 26-vjeç në një atentat që duket të jetë i mirëorganizuar, referuar skemës se si ka ndodhur ngjarja, flet babai i të ndjerit.



Për News 24, Martin Prela, babai i Xhuljos kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.


I ati hedh dritë mbi një konflikit të tijin para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.



Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.



Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,- shprehet babai i Xhuljo Prelës.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas