Pas vrasjeve të ndodhur ditën e sotme, asaj të 23-vjeçarit në Fier dhe 48-vjeçarit në Rrëshen në sy të fëmijëve, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se rendi është vënë në duart e mafies. Sipas tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po i bën dorëzimin e postit të tij ministrit të familjes “Blendi”, duke mos e shkruar mbiemrin e tij.
“Vrasjet mafioze jane ligji i narkoshtetit!
2 vrasje ne 12 ore!
Ne 12 ore, dy vrasje te stilit mafioz, njera ne Rreshen tjetra ne Fier, rendi ne duart e mafies.
Vrasesit u larguan ne drejtim te kafeneve.
Ministri i Brendshem po i ben dorezimin Ministrit te familjes Blendi …. kurse gjeneral Hashashi dhe Ardi Balilin po merren se bashku me 30 milion euro te tenderit per narkouniformat e narkoplicise. Rendi ne narkoshtetin e Edvin Mafise kontrollohet nga mafia”.