Bota

Dybala dhe një thes me para, zbulohet oferta e Juves për Neymar






               Publikuar në : 14:20 - 05/09/19 |
mapo.alm

Zërat se Juventus po kërkonte të sillte Neymar në Torino, gjatë merkatos së verës kanë qenë të vërtetë, por ky operacion nuk u realizua për shkak të kostove të larta financiare.


“BBC” ka zbuluar se Juventus u paraqit tek PSG dhe ofroi kartonin e Paulo Dybala, si dhe 100 milionë euro të tjera, për të marrë shërbimet e brazilianit. Këtë ofertë klubi francez nuk e ka pranuar, duke kërkuar shifra më të larta dhe operacioni ra poshtë menjëherë.



“Nuk është e mundur”, me këto fjalë drejtori sportiv, Fabio Paratici hodhi poshtë një tjetër lëvizje të bujshme drejt Italisë.


Etiketa: , ,

Pas