Operacioni i sotëm i SPAK çoi në arrestimin e 8 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë. Ky tender kap vlerën 25 milionë euro.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe gazetarja e kronikës Anila Hoxha, e cila thotë se vjeshtën e vitit 2019, saktësisht në muajin tetor, në kuadër të një dokumentari ekskluziv për skandalin e uniformave të Policisë së Shtetitit i është drejtuar me disa pyetje Ministrisë së Brendshme dhe APP për informacion.
Gazetarja Anila Hoxha thotë se ata heshtën, sepse sa herë mbyllen dyert ka një skandal që po gatuhet. Prej tre vitesh gazetarja thotë se ende s’ka marrë një përgjigje.
Më tej, Hoxha thekson se i është drejtuar Ministrisë së brendshme pasi kishin indicie dhe të dhëna për përmasat e skandalit dhe përzgjedhjen me preferencë që ndodhi më pas.
“Emaili i 21 tetorit 2019 dhe transparenca s’është gjëkundi”-shkruan gazetarja Anila Hoxha në Facebook.
LEXO EDHE: