Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dyfytyrësia e pafytyrësisë

by mapo.al
06/12/2018
in Kryesore, Sociale
0

Nga Ardit Bido

Studentët kanë disa ditë në protestë me disa kërkesa konkrete. Është e drejtë e padiskutueshme e kujtdo të jetë pro këtyre kërkesave, ose kundër tyre. Ose qoftë edhe diku në mes. Unë, për shembull, jam 100% dakord me kërkesat për konviktet, për uljen e tarifave, apo edhe për kërkesa që nuk janë shfaqur dhe që duhet të shfaqeshin: mungesa e bibliotekave funksionale online dhe onsite, mungesa e sistemeve të sekretarisë elektronike për të cilat janë harxhuar miliona euro dhe janë jashtë funksionimit, mungesa e ngrohjes dhe e aparaturave minimale, si projektor e kompjutera, për një mësimdhënie dinjitoze. Sikurse, për bindje, jam që duhet të ketë tarifë për provimet e mbartura si një formë shkurajuese. Kujdes! Jo sa është sot, doemos me vendim senati, por që gjithsesi, me bindje të plotë duhet të jetë! Ish student jam, kam pasur edhe unë provime për përmirësim, si edhe dy provime të mbartura. E prapë mendoj se duhet të jetë.
Ajo që nuk mund të diskutohet është fuqia e studentëve për të protestuar. E drejta dhe fuqia e tyre.



Mirëpo, dyfytyrësia e pafytyrshme e disa profesorëve është mbresëlënëse. Po ju, mor miq, çfare debati keni ngritur në senatin akademik, apo në opinionin publik, që sot qenkeni kaq të ngazëllyer? Kur ngrini duart në forume universitare, pse nuk reagoni e as ju shkon ndërmend të reagoni, e i aprovoni, e i shpërdoroni si pa të keq të mirat që duhet t’u shkojnë studentëve dhe sot me pafytyrësinë e dyfytyrësisë brohorisni si me gjasme dashnorë të lirisë akademike? Ju, klanet, klikat, grupazhet, pengmarrësit e botës akademike, na dilkeni në krah të studentëve, për vendimmarrje që keni qenë pjesë e s’dëgjuam një fjalë për interes të studentëve?

Harroni diçka të thjeshtë. Studentët janë aq fuqi e madhe, sa nuk kanë nevojë për mbështetje false që u shkon për shtat në betejën e radhës së konjukturës për interesat e ngushta personale a të klikës e grupazhit. Dhe këtu, nuk kam mundësi të them “po guxoni, dilni kundër”. Sepse, ju keni dalë kundër kur ishte koha e vendimmarrjes në senat dhe dilni sot pro, me fjalë boshe, në tentativën e shëmtuar për të marrë peng, veç botës akademike, edhe fuqinë e studentëve.

Po e mbyll, me një shprehje që studentëve ua them shpesh: mos prisni nga ne! Profesorë të brumosur në komunizëm, a qoftë edhe brezin tim, të traumatizuarit e çmendurisë ku kallashi ishte ninullë e refugjatët ishin bashkëudhëtarë. Mos na dëgjoni madje pa hequr nga maska jonë dyfytyrësinë e pafytyrshme e pafytyrësinë e dyfytyrshme të fjalës boshe, që kundërshton veprën konkrete. Nuk ia vlen

Tags: Nga Ardit Bidopedagogëtprotestastudentet

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Aksident në Korçë,  përplasen për vdekje burrë e grua…

Aksident në Vlorë-Orikum, mbetet i vdekur një nga shoferët...

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In