Sport

Dygolësh i Ronaldos, Juvja mposht Crotonen dhe ngjitet e treta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:02 - 22/02/21 |
mapo.al

Dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe finalizimi i Mckennie-t në fraksionin e dytë i dhanë fitoren Juventusit përballë Crotones në sfidën përmbyllëse të javës së 23-të të Serisë A. Një sukses që e katapulton “Zonjën e Vjetër” në vendin e tretë, duke parakaluar tri skuadra: Romën, Atalantën dhe Lazion.






Vështitë të mendohej se skuadra e vendit të fundit do të kishte mundësi t’i rezistonte kampiones në fuqi në “Allianz Stadium”. Në fakt, deri në minitën e 38-të, Crotone mundi t’i zbrapste sulmet e bardhezinjve, por pikërisht 7 minuta para përfundimit të pjesës së parë CR7 zhbllokoi takimin me kokë, i shërbyer nga Alex Sandro.


Gjyqtari u sinjalizua nga sistemi VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por gjyqtari Valerio Marini konfirmoi golin si të rregullt. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Ronaldo realizoi golin e dytë, sërish me kokë, këtë herë në bashkëpunim me Aaron Ramsey-n, që krosoi saktë për portugezin.





Ndeshja praktikisht u mbyll nga golin i McKennie-t, i treti për bardhezinjtë në këtë mbrëmje. Juventusi pati mundësi të tjera për ta thelluar rezultatin, gjithsesi shifrat mbetën ato të fiksuara në minutën e 66-të./supersport.al/



1




CLOSE
CLOSE
Pas