Ky vit ka patur një numër të lartë aplikantësh për Lotarinë Amerikane. Kështu të gjithë aplikantët janë dyndur për të parë përgjigjet e tyre, çka ka bërë që të bjerë serveri i faqes. Ndaj shumë prej shqiptarëve janë të detyruar të presin edhe për disa orë për tu informuar nëse janë fitues apo jo, derisa të rregullohet serveri i faqes pasi pritej që përgjigjet të dilnin sot pasdite. Duket se të gjithë aplikantët kanë qenë të përpikte me orarin 18:00 duke hyrë njëkohesisht dhe duke rrëzuar serverin!