Aktualitet

Dyshime për vetëvarjen e të burgosurit në Fier, biseda e fundit me gruan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 25/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme pasi i burgosuri Bilbil Zekaj, 51 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut ku po vuante dënimin.


Ai akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Familjarët kërkojnë drejtësi, ndërsa thonë se lajmin tragjik e mësuan nga mediat.


Sipas tyre, presioni i brendshëm e ka shtyrë të vetëvaret pasi ishte në paraburgim. Ndërkohë, 20 minuta para se të kryente aktin e vetëflijimit, mori në telefon bashkëshorten të cilët nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim.


Bilbil Zekaj ishte baba i tre djemve dhe dyshohet se gjendja e vështirë ekonomike ka ndikuar në vendimin për të kryer aktin tragjík.


Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve nárkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas