Kryeministri Edi Rama është vënë shpesh në qendër të akuzave për betonizimin e Tiranës. Lejet për kulla (ndërtesa shumëkatëshe) jepen gjithnjë pa bujë dhe pa konsultim paraprak. E tillë është dhe leje për një kullë në zemër në Tiranës, në sheshin Skenderbej. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa publikoi sot dokumentet dhe hodhi dyshime se pas këtij projekti qendron pikërisht Edmond Bego, biznesmeni që vite më parë ka qenë i dënuar për trafik droge.
Në bazë të dokumenteve që ka publikuar Zhupa, vendimi për ndërtimin e kësaj kulle me emrin “Tirana’s Rock” është marrë më datë 20 qershor 2018 nga Këshilli Kombëtar i Territorit me firmën e Ramës. Në lejen e zhvillimit thuhet se objekti do të jetë për banim dhe dyqane, me 25 kate mbi toke dhe 5 kate nën toke, me ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k.
Në fund të muajit Shkurt, Bashkia e Tiranës shembi hotel Vjosën (ndërmjet 15-katëshit dhe Pallatit të Kulturës) me justifikimin se do të bëhet stacion për autobusët. Por ka dyshime të forta se pikërisht në këtë vend do të ndërtohet kulla “Tirana’s Rock”, e lartë 85 metra.
Foto: Projekti i ri dhe shembja e Vjoses
Por kush është Ana shpk që ka marrë leje për kullë në mes të Tiranës?
Ina Zhupa ka bërë hulumtimin ku rezulton se administratorja e “Ana shpk” është dhe pronare e kompanisë “Romario shpk”, aktualisht nën hetim nga prokuroria për pastrimin e parave të Edmond Begos.
“Ana sh.p.k , është një kompani që ushtron aktivitetin në fushën e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu. Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qenë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos. Të dhënat e prokurorisë jepen dhe në investigimin e bërë nga BIRN”, shkruan Ina Zhupa në denoncimin e saj në facebook.
Nis nga ky fakt, zëdhënësja e PD hedh dyshimet se: Pas kësaj kulle fshihet pikërisht Edmond Bego. Po kështu ajo bën pyetjen: A po bën pastrimin e parave të pista Erion Veliaj me kullat në Tiranë?
HETIMET E PROKURORISE PER EDMOND BEGON (SHKRIM I BIRN)
*Më poshtë dokumentet
1. Leja e ndërtimit
2.Lidhja e pronares së ANA SHPK me Edmond Begon (kontratat)