Prej kohësh spekulohet se çfarë po ndodh me deputetët e LSI, të cilët nuk janë shfaqur gjithmonë në krah të partisë.
Të hënën, në nisje të seancës së fundit të Kuvendit, LSI propozoi që të mos ketë pushime.
Deputeti Luan Rama tha se Kuvendi duhet të mblidhet derisa të gjendet një konsensus për ligjet e reformës në drejtësi.
Më pas, LSI kërkoi një pushim për të mbledhur grupin.
Në seancë nuk ishte kryetarja Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.
Të tjerë deputetë kishin depozituar emrat për të folur.
Nga ana tjetër PD e ka bërë të qartë se nuk bëhet pjesë e votimeve.
PS në disa raste i ka bërë thirrje LSI-së që të votojë ligjet e reformës në drejtësi.