Gazeta Mapo ka siguruar foton e autorit të dyshuar të vrasjes së Isat Goçajt pasditen e sotme në Çerem të Tropojës.
Dyshohet se Altin Ismailisufi dhe viktima kanë pasur konflikte të mëhershme pronësie, çka dyshohet se ka çuar në këtë ngjarje kriminale.
Policia ka shpallur në kërkim Ismailisufin duke ngritur pika kontrolli në zonë.
Banorët e të njëjtit fshat, mësohet se janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin ndërsa sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës nga Ismailisufi.
LEXO EDHE:
Vrasja e Goçajt në Tropojë, autori dyshohet se është punonjës i zjarrfikëses