VLORË – Një pako e dyshimtë është gjetur në derën e një Zyre Noterie në Vlorë mesditën e kësaj të hëne. Dyshohet se brenda pakos ka lëndë shpërthyese. Zyra e Noterisë ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe i përket Eleni Zhupës, me profesion përkthyese ligjore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ato xheniere. Policia ka rrethuar zonën pranë Gjykatës së Vlorës dhe pritet të bëhet shpërthim i kontrolluar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.