Aktualitet

Dyshohet për terrorizëm – Vritet në mënyrë makabre profesori në Paris














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 17/10/20 |
mapo.al

Një profesor që kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed u ekzekutua në mënyrë makabre me prerje koke nga një person në rrethinat e Parisit.






Agresori raportohet të ketë thirrur “Allah Akbar” gjatë krimit dhe më pas kërcënoi dhe agjentët e policisë me thikë.


Sipas asaj që raportojnë mediat, autori i kësaj ngjarje të rëndë u ekzektua nga policia dhe dyshohet se është prindi i një prej nxënësve.







Profesori i vrarë jepte lëndën e histori-gjeografisë në liceun e “Bois d’Aulne” në Conflans-Saint-Honorine. Disa ditë më parë ai raportohet të ketë nxjerrë disa karikatura të profetit Muhamed gjatë kursit për lirinë e të shprehurit.



Ngjarja ka shkuar dhe më tej pasi autori i vrasjes gjatë ndjekjes nga policia ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga ky akt i rëndë.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas