Aktualitet

Dyshohet prej 3-4 ditësh/ Gjendet i vdekur një person në Rrogozhinë (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:59 - 28/11/20 |
mapo.al

Mbrëmjen e sotme, një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Gosë të Rrogozhinës.





Sipas informacioneve, trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes.


Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit, si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar, pas divorcit me gruan.




Dyshohet se personi në fjalë të ketë ndërruar jetë përpara 3 ose 4 ditësh.


Burime bëjnë me dije se banorët e lagjes kanë njoftuar policinë pasi nuk e kanë parë të dalë nga banesa prej disa ditësh, si dhe për shkak të erës së rëndë që vinte rreth banesës.


Policia e ka gjetur të pajetë të ndjerin ulur mbi një karrige.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas