Një gomone e dyshimtë është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles” në Sarandë.
Gazetarja Shpresa Dine duke iu referuar burimeve konfidenciale nga policia raportohet se 26-vjeçari italian ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare.
Për rrjedhojë, ai është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës ku po merret në pyetje me dyshimin se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge në brigjet shqiptare.
Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor.