Publikohet fotoja e Xhuljan Bullarit i cili ditën e sotme u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës.
Xhuljan Bullari ka marrë një plumb në kokë dhe është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm brenda makinës “Fiat Punto”.
Kjo makinë rezulton të jetë në emër të një vajzë në Tiranë.
Ndërkohë policia po heton në disa pista lidhur me vrasjen e Xhuljanos, ku nuk përjashtohet edhe nxjerrja në pritë nga një i njohur i tij.
Xhuljano është një person i njohur për policinë, pasi në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë.
LEXO EDHE:
Me plumb në kokë, kush është i riu që e vranë në Vlorë (EMRI)