Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, gjithmonë e ka shfaqur lidhjen e ngushtë që ka me menaxherin e saj, Popi Kola.
Sot ai feston ditëlindjen dhe Arilena ka gjetur fjalët më të bukura për ta uruar.
Bukuroshja ka postuar një foto në të cilën të dy janë të shtrirë dhe Arilena ka mbështetur kokën në trupin e tij.
“Në përjetësi dhe më gjerë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola, personi im i kësaj dhe çdo jete”, shkruan ndër të tjerash artistja.
Arilina dhe menaxheri i saj prej kohësh dyshohet se janë në lidhje por këngëtarja nuk ka reguar duke dashur ta mbajë private jetën e saj përtej muzikës.
Pak ditë më parë, Ara njoftoi se do të realizonte një koncert recital gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Ky koncert do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të transmetohet live në rrjetet sociale, për të gjithë fansat e muzikës së saj.
Etiketa: Arilena Ara dhe i dashuri, dedikim, Popi Kola