Merret në pyetje 44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç. Mësohet se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie.
“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit në Allias. Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë predikues të besimit mysliman. Në një foto viktima shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.
/Gazeta Mapo/