Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar vendet evropiane se përdorimi i gjigandit kinez të telekomunikacionit, Huawei, mund të dëmtojë marrëdhëniet e tyre me SHBA-në, pasi dyshohet se mund t’i përdorë pajisjet elektronike për spiunazh.
Pompeo tha nga Hungaria, ndalesa e parë e turneut 5 ditor evropian të tij, se qeveria amerikane dyshon prej kohësh se Pekini mund të përdorë pajisjet e Huawei-t për spiunazh, por ende nuk ka prova për të mbështetur këto shqetësime.
Uashingtoni po ushtron presion mbi vende të ndryshme të botës për ta mbajtur Huawei-n jashtë rrjetit të ri 5g, për shkak se shqetësohet për sigurinë që mund të ketë ky rrjet. Sipas Uashingtonit, ka shumë gjasa që 5g të përdoret për të mbajtur një sasi të madhe të dhënash që mund të lidhë robotë, mjete autonome dhe mekanizma të tjera sensitive.
Huawei, që është një nga prodhuesit kryesorë në botë të smartfonëve, i ka mohuar akuzat se produktet e tij përbë jnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe ka argumentuar se është një kompani private që nuk ka lidhje me qeverinë kineze.
Kompania, ndonëse është gjerësisht i bllokuar në tregun amerikan, bën biznes të konsiderueshëm në Evropë.