Rasti i një 18-vjeçareje, e cila është abuzuar seksualisht për tre vite nga babai i saj 48-vjeçar, ka prekur edhe këngëtaren Vesa Luma. Kjo e fundit nuk ka ngurruar të shprehë shqetësimin e saj, si dhe t’i dalë në mbrojtje të gjithë personave të abuzuar që nuk gjejnë mbështetje nga organet e drejtësisë.
“Tejet e shqetësuar nga kjo ngjarje ku babai dhunon gocën e vet, gjakun e vet, disa herë! Të gjithë jemi këtu për ju! Unë, familja ime, shoqëria, miqtë e mi, fansat, të gjithë do të dhurojnë përkrahje e dashuri për ju që nuk keni besim as në institucionet përgjegjëse! Mos lejoni askush të shkelë mbi ju! Mos kini frikë!”-ka shkruar Vesa në “Instagram” krahas pjesës së shkëputur nga videoja e skandalit.
Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçarja e abuzuar e rrëfeu dhe denoncoi vetë rastin në emisionin investigativ “Fiks Fare”.