Policia e Korçës ka arrestuar shoferin i cili një ditë më parë ka aksidentuar një këmbësor dhe më pas u largua me shpejtësi. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shoferin 54 vjeç, me inicialet V.Z. Ky i fundit aksidentoi një 48-vjeçar, por menjëherë pasi e goditi, zgjodhi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 14.06.2019, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, informojmë se nga specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit V.Z, 54 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Y.M, 48 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, pasi ka aksidentuar 48-vjeçarin, është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.
Etiketa: aksiedent ne korce, arrestohet shoferi