Një skenar i denjë për një film dramatik është ngjarja e Kavajës, duke gërshetuar romancën, pasionin dhe krimin në fund. Kavaja u trondit orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte nga breshëria e kallashnikovit dhe të shtënat e pistoletës, në katin e dytë të një apartamenti ku banonte një grua me tre fëmijët e saj. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate.
Në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja pati shkëmbim zjarri mes dy të njohurve të saj, Dritan Haxhollit, 41 vjeç dhe Bledar Toçit, me detyrë efektiv i policisë së burgjeve. Në apartament ndodhej edhe një shok tjetër i gruas, të cilit i dihet vetëm emri, Xhulio. Të tre personat, e reja thotë se i ka të njohur dhe se kishte raporte shoqërore me ta. Sipas dëshmive të deritanishme, te shtëpia e Marsida Qatjas ka mbërritur i armatosur me kallashnikov Dritan Haxholli. Gruaja ka kërkuar ndihmën e efektivit të policisë i cili ka mbërritur në banesë. Pas disa minutash, Dritan Haxholli futet në apartamentin e 30-vjeçares dhe qëllon me armën automatike, duke plagosur Bledar Toçin. Ky i fundit kundërpërgjigjet me armën e shërbimit dhe vret 41-vjeçarin.
Personat e tjerë nuk u prekën nga plumbat edhe pse në shtëpi, sipas grupit hetimor, është qëlluar plot 16 herë. Marsida Qatja është e martuar dy herë, martesa nga të cilat ka tre fëmijë. Burri i saj i dytë, Indrit Hyseni ndodhet në burg në Gjermani, i dënuar për trafik droge. Në banesë në momentin e ngjarjes ndodhej vetëm një prej fëmijëve të saj, ndërsa dy të tjerët ishin te shtëpia e burrit të parë, Etmond Sinka.
I dënuar në Gjermani, Berisha e akuzoi për vrasje
Mardisa Qatja rezulton të jetë e martuar dhe bashkëshorti i saj është shtetasi Indrit Hyseni, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij është përmendur katër vite më parë dhe nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Në një denoncim në “Facebook”, Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Birishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin. Berisha përmend emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish-kryeministrit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.
“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015.
LEXO EDHE:
Krimi në Kavajë, flet gruaja që u bë shkak: Ç’ndodhi brenda në banesë
Vrasja në Kavajë, ish-burri i Marsidës: Jemi ndarë 4 vite më parë