Kryesore

E akuzoi ish të dashurën për disa tradhëti, aktori Veleshnja hedh gjithçka poshtë, më kanë hakeruar faqen






               Publikuar në : 22:02 - 10/02/19 |
mapo.al

Aktori Rezart Veleshnja që ishte për gjithë ditën sot në qendrën e një vorbulle të madhe, ku citohej nga Instagrami I tij, sikur kishte shfryrë për ish të dashurën, duke e akuzuar për disa tradhëti, ka folur rreth gjysëm ore më parë, duke hedhur poshtë gjithcka. Ai ka sqaruar në Instagram, përmes një një video, se gjithcka ishte fryt I një hakerimi që i kanë bërë faqes së tij.


Ka shprehur keqardhjen për cfarë ka ndodhur, dhe është munduar të vërtetojë që nuk ka qënë në Shqipëri kur e gjitha kjo ka ndodhur, por në udhëtim jashtë vendit, saktësisht në USA. Ai thotë se gjendet aktualisht në Uashington. Sipas tij, menaxheri po merret me rikthimin e faqes. Veleshnja po bën përpjekje për të mbjellë të vërtetën, ndërkohë që gënjeshtra ka bërë xhiron e botës./Gazeta Mapo/

Lexo edhe:

“Kishte 4 lidhje paralele”/ Aktori i Portokolli i nxjerr sekretin ish-të dashurës (FOTO)

Bota është portokall, ish e fejuara i kujton Veleshnjës çdo me thënë të tradhëtohesh


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas