Në një konferencë për shtyp me gazetarët në Fier, Ilir Meta ka folur për temat e ditës, ku theksin e ka vënë tek zgjedhjet e lira e të ndershme të 25 Prillit.
Ku ka shprehur edhe shqetësimin për kandidimin e personave që kanë lidhje me krimin elektroal të Dibrës e Durrësit, krime që sipas tij na kanë mbajtur pa hapur ende negociatat me BE.
Por i pyetur nga gazetarët për komentet që bëri sot Rama ndaj tij, duke i përmendur gulçime nga të pirët e rakisë, Ilir Meta tha se ai është totalisht kundër konsumimit të kokainës nga politikanët, dhe do të bëjë gjithçka për të luftuar këtë fenomen.