Fjolla Morina gjithnjë ka tërhequr vëmendjen me ekstravagancën që e karakterizon në të veshur, por edhe me performancat e saj provokuese. E megjithatë, këngëtarja kosovare është gjykuar shpesh herë për zërin e saj. E ftuar së fundmi në emisionin “Prive”, Fjolla vendosi t’i përgjigjej njëherë e mirë akuzave se nuk di të këndojë.
“Nuk jam as e para dhe as e fundit që akuzohem për këtë gjë. Unë mendoj që kënga flet vetë dhe këngëtari flet aty tek kënga. S’kam nevojë të tregoj se di të këndoj. E imja është të sjell këngë të bukura. S’mund të flas për vete”– u shpreh Fjolla, e cila nuk u duk aspak e prekur nga komentet e këtij lloji.