Aktualitet

E ardhmja pas Shqipëri-Kazakistan, Reja: Jam i lidhur me kontratën, jo me karrigen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 14/11/20 |
mapo.al

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja deklaroi se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të dalë e para në grupin C4 të Ligës së Kombeve, ndonëse kërkoi nga lojtarët veprime më konkrete para porte.






Kjo deklaratë e Rejës vjen një ditë para ndeshjes me Kazakistanin.


“Në këto dy ndjeshje që kemi, goli duhet bërë dëshira jonë, të fitojmë ndeshjet dhe të arrijmë mundësisht vendin e parë. I kemi mundësitë dhe është e qartë se për ta arritur, duhet të konkretizosh, duhet të jesh shumë korrekt, mbi të gjitha para porte” , – tha Reja.







Ai foli gjithashtu për vazhdimësinë e tij si trajner i Kombëtares. Sipas tij, e ardhmja, si e të gjithë trajnerëve, varet nga rezultatet.




“Vullneti im me grupin tim është që të vazhdojmë. E kam thënë dhe herë të tjera, ne kemi qenë të bllokuar nga koronavirusi sepse donim të bënim disa gjëra si përsa i përket pjesës teknike, ashtu dhe në aspektin fizik dhe mjekesisë sportive.



Po punojmë për një diskutim të ardhshëm, por nëse një trajner nuk arrin rezultate atëherë është e qartë se jam në vështirësi. Pastaj kontratat vlejnë deri në një farë pike. Nuk është hera e parë që jam larguar nga një skuadër.

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë…Jam i lidhur me kontratën por jo me karrigen. Në këtë rast më pëlqen ky projekt për të vazhduar këtë lloj marrëdhënie. Urojmë që rezultatet të na japin konfort për të vazhduar”, – u shpreh Reja.

1


Etiketa: , ,

Pas