Aktualitet

“E braktisur nga qeveria, Lindita jeton me familjen në çadër plastmasi”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:49 - 15/12/19 |
mapo.al

Historia e një gruaje nga Fushë Mamurrasi, që jeton pas tërmetit të 26 nëntorit në një çadër plastmasi, është bërë sot publike nga Partia Demokratike.


Sipas PD-së, Lindita Basha është e braktisur nga bashkia dhe qeveria. “Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras , si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria. Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës”-shkruan Partia Demokratike në faqen e saj zyrtare në Facebook.


Më tej, kjo forcë politike nuk ngurron ta cilësojë rastin e Linditës si dëshmi të dështimit të qeverisë Rama për menaxhimin e krizës pas tërmetit. “Tre javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit.”






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas