fbpx

Aktualitet

E cilësuan homofob me këngën e fundit, reagon Getinjo






               Publikuar në : 16:34 - 17/09/19 |
mapo.al

Getinjo është cilësuar nga një pjesë e ndjekësve homofob, duke marrë shtysë nga një frazë e këngës së tij më të fundit, “Feuer”. I prekur nga komentet, reperi ka vendosur të reagojë publikisht. Ai është shprehur përmes një postimi në “Instagram” se nuk ka pasur kurrë si qëllim që të ofendojë komunitetin LGBT.


“Ndonjëherë një tekst tingëllon i këndshëm, ndonjëherë nënçmues! S’kam qenë dhe s’do të bëhem homofob kurrë. Muzika dhe teksti është komik, aksion, dramë, realitet, fallco, etj. Nëse do të kisha si qëllim të ofendoja komunitetin LGBT do të kisha përdorur fjalë të tjera ose do të bëja një këngë ekstra komplet kundër tyre.



Por jo, ky nuk është mesazh negativ dhe as pozitiv. Këto 2 rreshta ‘ti s’je G, je LGBT’ janë vetëm rreshta me pak komedi brenda! Respekte, uroj që të jeni të lumtur si njerëz dhe të lumtur në shpirt!”-ka shkruar Getinjo.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas