Kronika

E çuditshme në Tiranë, qytetari telefonon Policinë për ndihmë, më pas zhduket














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 19/10/20 |
mapo.al

Një telefonatë ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë, nga një qytetarë që kërkonte ndihmë. Burri i shqetësuar i ka thënë policisë se ka nevojë për ndihmë.






Kur operatorja e ka pyetur çfarë halli ka, ai thjesht ka këmbëngulur, ejani shpejt.


Gazeta MAPO mëson se telefonata vinte nga zona e Freskut, pranë teleferikut. Forcat Shqiponja dhe ato të rendit kanë shkuar në zonë, por personi që telefonoi nuk gjendet më.







Policia ka provuar që ta rimarrë në celular, por rezulton i fikur. Uniformat blu po kryejnë kontrolle në zonë, për ndonjë ngjarje të mundshme, por ende nuk kanë asnjë shenjë për personin që kërkoi ndihmë.




Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti me persona të tjerë, prandaj në zonën e Freskut kanë shkuar forca të shumta policie.



 

LEXO EDHE:  

Telefonata që alarmoi Policinë, gjendet i vetëvarur i riu në Dajt

Vetëvarja e të riut në Dajt, policia jep detajet e para

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas